Jabllanoviq: Opozita synon pushtetin, ndërmend nuk e kam të jap dorëheqje

PUBLIKUAR

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se në asnjë moment nuk ka patur dilema nëse duhet të japë dorëheqje ose jo. Kjo pasi që, sipas tij, ai nuk ka bërë asnjë shkelje si ministër.

“Kërkesa për shkarkimin tim është vetëm një shkas për shkarkimin e Qeverisë së Kosovës, sepse është e qartë se opozita shqiptare nuk është një gjendje për të ardhur në pushtet me metoda demokratike. Dhe për këtë fare nuk mendoj”, ka thënë Jabllanoviq, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se opozita në Kosovë ka zgjedhur rrugën për të ardhur në pushtet, por thekson se është I bindur që Qeveria aktuale do të tejkalojë krizën.

“Lista Serbe në asnjë moment nuk ka nxitur destabilizimin, qëllimi ynë është që të krijohet siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët”, ka shtuar ai.

Në pyetjen se lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ndalen së protestuari deri sa ai të japë dorëheqje, Jabllanoviq ka përsëritur se në asnjë moment nuk ka pasur dilema rreth kësaj çështje.

“Në asnjë moment nuk kam pasur dilema nëse duhet të japë dorëheqjen. Nuk kam thyer rregullat që duhet zbatuar nga një ministër, dhe deklarata ime, e cila thuhet se ka nxitur protestat, është sqaruar e tëra për të gjithë, me përjashtim të atyre që e përdorin atë si një pretekst për dhunë”, ka theksuar Jabllanoviq.

Ai ka folur edhe për “Trepçën”.

“Çështja e Trepçës është shumë komplekse. Jam i lumtur që të njëjtin mendim ndajnë edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilët zgjidhjen e këtij problemi kanë vendosur ta bëjnë në mënyrë të qetë dhe të duhur”, ka thënë Jabllanoviq. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...