Shpërthen në flakë makina në Vlorë, ishte në pronësi të një 24-vjeçari

PUBLIKUAR

Një makinë është djegur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Vlorës.

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar policia e Vlorës, e cila ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Partizani”, ku makinës i është vënë zjarri në pjesën e përparme të saj, e cila është djegur pjesërisht një mjet.

Nga hetimet e para të policisë, dyshohet se zjarri në makinën tip ‘Benz’ në pronësi të 24-vjeçarit me iniciale M.F ka qenë i qëllimshëm.

Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kësaj ngjarje.

Njoftimi policisë

Më datë 21.12.2017, rreth orës 01:40, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Partizani”, është djegur pjesërisht një mjet.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar të parkuar dhe pjesërisht të djegur në pjesën e përparme (tek goma) mjetin tip ”Benz”, në pronësi të shtetasit M.F., 24 vjeç.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrëvënies së mjetit të jetë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...