Britani: Rusia përpiqet ta shkatërrojë demokracinë perëndimore

PUBLIKUAR

Rusia po përpiqet të “shkaktojë përçarje” dhe shkatërrim të demokracisë në Britani, Francë dhe në shtetet e tjera perëndimore, duke përdorë propagandë, subverzion dhe sulme kibernetike, ka thënë mbrëmë këshilltari për siguri kombëtare i Britanisë, Mark Sedwill, gjatë një seance parlamentare.

Mëtutje, ai ka theksuar se “e dimë se kërcënimi rus definitivisht po intensifikohet dhe shumëfishohet”, dhe ka shtuar se “qasja ruse ndaj perëndimit është përkeqësuar në përgjithësi dhe duket se është e gatshme të vazhdojë”.

Sedwill tha se Rusia ka krijuar tregime të rrejshme në media për sjelljen e ushtarëve të NATO-s në Evropën Lindore, ku janë të vendosura trupat e NATO-s, për ta shkatërruar legjitimitetin e tyre, transmeton Evropa e Lirë.

Ai, po ashtu, e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet në Francë, megjithëqë kjo nuk ka pasur gjasë për ta ndryshuar rezultatin e votimeve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...