Ky është momenti dramatik kur një baba që mbante një thikë të madhe në dorë kërcënoi të vriste djalin e tij ndërsa mësuesit u përpoqën me dëshpërim ta bindnin të mos e bënte.
Pamja e incidentit ndodhi në një shkollë në Arabinë Saudite dhe tregon babain që gjunjëzohet mbi një djalë pesë-muajsh me thikë drejt tij, përcjell albeu.com.
Fëmija duket i shtrirë në tokë, tepër të qetë, ndërsa kaosi vazhdon rreth tij.
Babai i tij u xhirua duke u bërtitur atyre që u përpoqën të ndihmonin, duke kërkuar që ata të “rrinin prapa” ndërsa premtoi të lëndontë fëmijën e tij.
Situata u normalizua kur një mësues iu afrua babait dhe iu lut atij të largonte thikën ndërsa mësuesit e tjerë u përpoqën të ndihmonin nga prapa.
Babai u arrestua në oborrin e shkollës në fshatin Muëeileh pranë Tabuk, dhe është dërguar në spital për kontroll të shëndetit mendor.


