ISIS merr përgjegjësinë për vrasjen e 7 vetave në një kishë të Pakistanit

PUBLIKUAR

Zyrtarët pakistanezë thonë se së paku 7 veta janë vrarë dhe afro 30 të tjerë janë plagosur, nga sulmi vetëvrasës në një kishë metodiste në qytetin Kueta, në jugperëndim të Pakistanit.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë pëgjegjësinë për sulmin e sotëm nëpërmjet agjencisë së lajmeve, Amaq.

Një zyrtar i lartë në provincën e Baloçistanit tha se sulmin e kishin kryer dy militantë.

Ky zyrtar tha se së pari njëri prej militantëve e aktivizoi jelekun vetëvrasës në trupin e tij në hyrje të kishës, ku ishin afro 400 meshkuj, femra dhe fëmijë, të cilit kishin ardhur për të marrë pjesë në meshën e së dielës, para festës së Krishtlindjeve.

Sulmuesi tjetër nuk arriti ta aktivizojë eksplozivin pasi u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet kryesore të qytetit Kueta.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Pakistanit, Mohammed Faisal, në një mesazh në rrjetin Twitter, ka porositur se “vendosmëria e Pakistanit kundër teerrorizmit nuk mund të zmbrapset nga këto akte qyqare”.

Të krishterët përbëjnë 1.6% të popullatës prej 200 milionë banorëve kryesisht të Pakistanit, shtetit me një përqindje popullate myslimane nga më të mëdhatë në botë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...