Shkencëtarët kanë konstatuar: Është mirë të jesh kokëfortë!

PUBLIKUAR

Pikërisht linja e tillë e karakterit na mundëson qëndrim pozitiv, qëndrueshmëri, karrierë dhe pasion, si edhe vendosmëri për mënyrën e jetës e cila do të jetë më e mira e mundshme për shëndetin tonë psikofizik.

Jetëgjatësia është ajo që të gjithë e shpresojmë, mirëpo vetëm të rrallët asaj vërtet edhe ia kushtojnë mënyrën e tyre të jetës – pra duket që pikërisht aty është sekreti.

Në të vërtetë, shkencëtarët besojnë që elementi kyç i jetëgjatësisë është një cilësi karakteri të cilën zakonisht e kuptojmë si negative – kokëfortësia.

Pikërisht linja e tillë e karakterit do të ma mundësojë qëndrimin pozitiv, qëndrueshmërinë, karrierën dhe pasionin, si edhe vendosmërinë për mënyrën e jetës e cila do të jetë më e mira e mundshme për shëndetin tonë psikofizik, transmweton Telegrafi.

Bashkë me të ndër konkluzionet e hulumtimit interesant, të cilin e kanë bërë universitetet e Romës dhe të San-Diegos, theksohet edhe se dashuria në familje dhe besimi i fuqishëm religjioz janë parakushte të mirëseardhura për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë mendor.

Është treguar se në gjendje shumë më të mirë psikike pikërisht më të vjetrit të nëntë fshatrave nga rajoni i Italisë Jugore të vëzhguar në hulumtimin janë në gjendje shumë më të mirë sesa anëtarët e rinj të familjeve.

Udhëheqësja e hulumtimit, Ana Skelco, ka deklaruar se si ata njerëz ende punojnë në punët bujqësore dhe kanë kuptimin dhe qëllimet e jetës.

Nuk dorëzohen lehtë, janë kokëfortë dhe kanë kontroll të jashtëzakonshëm mbi jetën e tyre.

Gjatë jetës nuk kanë çarë kokën se çfarë kanë menduar të tjerët dhe u janë përshtatur ndryshimeve jetësore më mirë se të tjerët, gjë që u ka sjellë – jetëgjatësinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...