Momenti vendimtar erdhi dhe në Lipjan. Skuadra e Centrum u shpall kampion i Pit Power Liga Total në Lipjan trofe ky që u arrite pas një sakrifice të madhe të ekipit te Bujar Sinanit. Centrum në javën e fundit mposhti 6-1 AL Comin, Ekip ky qe do luaje ne play of tashmë.

Bujar Sinani në anën tjetër u shpall lojtari më i mirë i Lipjanit pas një paraqitje mjafte të mirë të tij ketë sezon duke mos munguar pothuajse në asnjë ndeshje dhe duke shënuar 16 gola për ekipin e tij.Sinani pati si bashklojtare edhe disa futbolliste mjafte te mire si Agon Ramadani,Haki Ahmeti dhe Azem Ibrahimi së bashku me pjesëtaret e tjerë të Lipjanit. Centrum vetëm në fund arriti të marre kreun e tabelës pas dështimit të Standard Benz-it ndaj Dobrajes.



