Pakistan largon organizatat bamirëse, mijëra persona do të mbesin pa ndihma

PUBLIKUAR

Grupet ndërkombëtare për ndihmë të cilat janë urdhëruar të largohen nga Pakistani kanë thënë se mijëra viktimave të dhunës dhe fatkeqësive natyrore mund t’iu ndalohet kujdesi për shpëtimin e jetës, si rezultat i këtij vendimi.

Autoritetet pakistaneze kanë urdhëruar për largimin e 20 organizatave të bamirësisë brenda dy muajsh, duke përfshirë Fondacionin për Shoqëri të Hapur të Goerge Soros dhe organizatën e bamirësisë për ndihmën ndaj grave, kanë thënë këto organizata dhe zyrtarë të ministrisë së Brendshme.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka thënë se këtyre organizatave u janë dhënë 90 ditë për të bërë kërkesë ndaj këtij vendimi, mirëpo nuk “është e qartë se si mund të zhvillohet ky proces”.

Forumi Humanitar në Pakistan, i cili përfaqëson grupet ndërkombëtare për ndihmë, ka thënë se nga puna e këtyre organizatave përfitojnë rreth 29 milionë persona në Pakistan.

Ky hap i qeverisë ishte menduar vite më parë, pasi sipas tyre disa prej këtyre grupeve janë përdorur si fronte të spiunazhit nga vendet Perëndimore.

Muajin e kaluar është dëbuar edhe organizata Mjekët pa Kufij, e cila është detyruar të largohet ndonëse aktiviteti i saj ishte shtrirë afër kufirit afgan, ku qeveria është përleshur me grupe ekstremiste gjatë viteve të fundit.

Pakistani ka miratuar kufizime të ashpra për organizatat e bamirësisë që prej deklaratave të dyshimta se grupi Save the Children ka nisur një fushatë të rrejshme të vaksinimit, përmes së cilës CIA ka pasur qëllim të gjejë se ku ishte duke jetuar më 2011, lideri i atëhershëm i Al-Qaeda, Osama bin Laden.

Save the Children i ka hedhur poshtë këto akuza. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...