NASA e ka gjetur një sistem diellor plot planete sikur i yni

PUBLIKUAR

NASA ka zbuluar dy planete të reja te ylli Kepler-90, që ka pamje të ngjashme me diellin tonë dhe tani del se ka numër të njëjtë planetesh sa sistemi diellor.

Agjencia amerikane ka bërë publike të dhëna të tjera interesante nga studimi 3 vjeçar i mbledhjes të të dhënave nga teleskopi Kepler, transferon GazetaMetro.net

Ylli ishte zbuluar më parë, por por risia është se astronomët kanë gjetur dy planete të reja, duke përdorur inteligjencën artificiale të Google.

Një kompjuter i programuar të kërkojë nëpër të dhënat e teleskopit Kepler, ka mbledhur sinjale që mund të jenë të planeteve.

Ekspertët e NASA’s kanë vlerësuar se në bazë të kësaj, mund të ketë brenda të dhënave të bledhura, mund të gjenden sisteme të tëra solare, por kjo nuk ishte e mundur të saktësohet për shkak të sinjaleve të shumta që interferonin në atë trajektore.

“Ashtu siç kemi pritur, kemi bërë gjetje mbresëlënëse në të dhënat që mbledhura nga Kepler, dhe tani duhen mjetet dhe tekonologjia e duhur për të i deshifruar ato”, ka thënë Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA.

“Kjo tregon se të dhënat do të jenë një thesar për hulumtuesit inovativ në vitet e ardhshme”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se rritja e numrit të planeteve të zbuluara nuk do të thotë se janë shtuar gjasat për të gjetur planetin ku ka jetë, por vlerësoi se numri i planeteve ku mund të ketë jetë është shumë më i madh sesa që është menduar ndonjëherë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...