Serwer: Ballkani është kthyer përsëri në problem

PUBLIKUAR

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanin, Daniel Serwer komentoi se Ballkani sërish do kthehet në problem të stabilitetit.

Ai këto probleme i ka paraqitur përmes një broshure në një organizatë joqeveritare amerikane, ku ka thënë se përkundër problemeve që Ballkani po ballafaqohet vendet po synojnë të ecin përpara, transmeton lajmi.net.

“Pa marrë parasysh përpjekjeve, ka rreziqe. Rusët nuk e pëlqejnë atë që bëjnë malazezët, ne kemi një rezistencë në këtë rrugë. Por nuk ka asgjë të re që mund të thuhet për qytetarët e Ballkanit”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket shkallës së rrezikut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Serwer thotë se nuk duke pasur parasysh konfliktet në parlamentin maqedonas, por edhe ekstremistët islamik në Bosnjë e Hercegovinë që vijnë nga jashtë, situata mund të përkeqësohet.

Mirëpo, eksperti amerikan përmend edhe ekstremet nacionaliste që i pëlqejnë armët dhe konfliktet, andaj duke i pasur parasysh gjithë këto, andaj thotë ai, Ballkani është kthyer përsëri në një problem.

Tutje Serwer ka komentuar edhe situatën në Kosovës, ku ka thënë se për momentin është e qetë dhe se procesi i paqes në Kosovë ka shkuar më shpejt se në Bosnjë dhe Hercegovinë.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...