Pritet të nis protesta, mijëra protestuesit te Biblioteka (Foto)

PUBLIKUAR

(E plotësuar) Mijëra protestues tanimë janë mbledhur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, ku edhe do të fillojë protesta gjithë popullore kundër ministrit Jabllanoviq dhe në mbrojtje të Trepçës.

Ndërkohë, një numër i protestuesve ka mbetur rrugëve për shkak të një aksidenti në Sllatinë.

Aty janë parë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputet dhe kryetar të komunave. Protesta do të fillojë së shpejti.

———————————————————–

Në Prishtinë tashmë janë duke u grumbulluar protestuesit, në vendtakimin e përcaktuar nga organizatorët te Biblioteka Kombëtare. Ndërkohë në rrugët e qytetit vërehet prani e policëve.

Përmes fotografive të postuara më poshtë mund të shihni atmosferën në kryeqytet në prag të protestës së thirrur nga “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, por organizimin e së cilës e ka marrë përsipër edhe lëvizje vetëvendosje, kurse pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar edhe shumë parti politike dhe organizata jo qeveritare.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në vazhdimësi për protestën që do të fillojë në orën 14:00. /Telegrafi/

 

Fotografia: Telegrafi (Ridvan Slivova)

SHIKO MË SHUMË

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...

Ngjarje e rëndë në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur më 25 gusht të këtij viti rreth...

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...