Arrihet marrëveshja për Brexitin? Paralajmërohet faza e re e procesit të daljes së Britanisë nga BE-ja (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pritet të takohet sot në Bruksel me kryeministren britanike Theresa May, ku më pas do t’i drejtohet mediave nga zyra e Presidentit të Komisionit Evropian, që tregon se është arritur marrëveshje për Brexitin.

Siç raporton Reuters, këshilltari kryesor i Jean-Claude Juncker, Martin Selmayr, ka postuar në Twitter fotografinë e tymit të bardhë, sinjal ky që përdoret në Vatikan për t’ju treguar besimtarëve se është zgjedhur Papa i ri, transmeton Telegrafi.

Raportohet se një drekë pune do të mbahet mes Jucnkerit, Selmayrit dhe negociuesit kryesor të BE-së për Brexitin, Michael Barney si dhe me kryeministren britanike Theresa May.

“Është arritur përparim i mjaftueshëm për të kaluar në një fazë të re të bisedimeve për Brexitin”, ka deklaruar Juncker.

Reuters gjithashtu raporton se Arlene Foster, liderja e Partisë së Bashkimit Demokratik të Irlandës Veriore (DUP) që mbështet qeverinë e May, ka deklaruar për Fox Neës që Britania e Madhe ka bërë ndryshime të rëndësishme në tekstin e marrëveshjes për daljen e Britanisë nga BE-ja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...