Trump: Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të mërkurën e ka njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke i dhënë fund një politike të jashtme gati 70-vjeçare amerikane.

Rrjedhimisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta zhvendosin Ambasadën nga Tel Avivi në Qytetin e Shenjtë, që për kryeqytetet e pretendojnë edhe palestinezët.

“Është koha ta njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”, ka thënë Trump, duke folur nga Dhoma e Pritjes së Diplomatëve në Shtëpinë e Bardhë, raporton The New York Times.

I pari i Amerikës ka thënë se qasjet e kaluara ndaj konfliktit izraelito-palestinez, si shtyrja e njohjes së Jerusalemit si kryeqytet, nuk e kanë çuar përpara procesin paqësor.

Udhëheqësit arabë dhe evropianë kanë paralajmëruar se vendimi i presidentit amerikan rrezikon seriozisht të dëmtojë çfarëdo inciative paqësore në të ardhmen, e madje edhe të nxiste një valë të re të dhunës në rajonin e paqëndrueshëm të Lindjes së Mesme. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...