Si u paralajmërua Presidenti Trump për Jerusalemin?

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi se tashmë ka njohur zyrtarisht Jerusalemin si Kryeqytet të Izraelit.

Megjithatë, një vendim të tillë nuk e përshëndetën disa vende të tjera të fuqishme të botës, pasi rreth këtij vendimi udhëheqësit e paralajmëruarn Trump se mund të shkëpusnin lidhjet e bashkëpunimit.

Ishte vet Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se një veprim i tillë do të kalonte një “vijë të kuqe” për myslimanët.

Shqetësuese e shohën këtë vendim edhe zyrtarë nga Gjermania, ndërsa thonë se nga ky vendim i Presidentit Trump, në Lindjen e Mesme mund të ndodhë një shpërthim i konfliktit, njofton Klan Kosova.

Ministria e Jashtme në Berlin, në fakt, ka këshilluar qytetarët gjermanë që kanë për qëllim të vizitojnë Izraelin dhe territoret palestineze:

”Prej 6 dhjetorit 2017, demonstratat  janë të mundshme në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Nuk mund të përjashtohen  as konfliktet e dhunshme”.
Me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit,  SHBA është e para që bën një vendim të tillë që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...