Gjermania ka shtyer 200 fluturime me aeroplanë, për këtë arsye

PUBLIKUAR

Gjermania vazhdon të merret me largimin e refugjatëve pas shifrave alarmante për praninë e tyre të madhe në këtë shtet. Gjatë vitit 2017 janë shtyer deri më tani 222 fluturime të planifikuara për shkak të riatdhesimit të refugjatëve afganë.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian nënshkroi marrëveshje me Kabulin për të nisur deportimin e azil kërkuesve në zona të sigurta në Afganistan. Shumica e fluturimeve të ndaluara kanë ardhur nga linja ajrore më e madhe gjermane, “Luftahansa”, gjithsejtë 85 fluturime, ndërsa të tjerat nga “Eurowings”, shkruan Indeksonline.

Nga 222 ndalim fluturime, 140 refuzime kanë ardhur në aeroportin më të madh, atë të Frankfurtit.

“Anulimet e fluturimeve kanë ardhur për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Personi i sigurimit në aeroporte na ka dhënë sinjale se situata mund të përshkallëzohet, andaj kemi vendosur anulimet e fluturimeve” ka thënë Michael Lamberty, zëdhënës i Lufthansas./

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...