Gabimi trashanik i mjekëve: Binjakët e porsalindur i shpallin të vdekur, rrugës për në varreza prindërit vërejtën njërin duke lëvizur dhe marrë frymë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Dy mjekë janë pezulluar nga puna, pasi që një foshnje të gjallë e kishin shpallur të vdekur.

Në një klinikë private në New Delhi, gruas që kishte sjellë në jetë binjakët i kishin thënë se ata kishin vdekur, transmeton Telegrafi.

Megjithatë derisa po i dërgonin për t’i varrosur, prindërit e binjakëve kishin vërejtur se njëri prej tyre ishte gjallë.

Ata mbetën të shokuar kur e panë që njëri prej tyre që ishte futur në një qese të najlonit, filloi të lëviz dhe të marrë frymë.

Dhe për shkak të këtij gabimi trashanik e gjithë India është ngritur në këmbë, duke kërkuar cilësi në sektorin sektorit privat të shëndetësisë.

“Derisa të përfundon hetimi, në të cilin janë përfshirë mjekët e institutit medicional indian, kemi vendosur të pezullojmë nga puna dy mjekët”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga menaxhmenti i spitalit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...