907 milionë euro borxhe të pretenduara nga “Trepça” janë nga Kosova

PUBLIKUAR

Pothuajse dy të tretat e borxhit të pretenduar ndaj “Trepçës” janë bërë nga Kosova. Rreth 910 milionë euro është borxhi që pretenduesit dhe kreditorët nga Kosova kanë ndaj “Trepçës”.

Borxhi që pretendojnë të gjithë pretenduesit kreditorë, sipas AKP-së, është rreth 1.4 miliard euro. Pretendimet nga Serbia janë në vlerë prej 336 milionë eurove, shkruan sot Koha Ditore.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka refuzuar t’i japë në detaje kërkesat që janë parashtruar nga pretenduesit dhe kreditorët ndaj “Trepçës”, duke u arsyetuar se kjo mund të shkaktojë hutim në publik.
Kanë dhënë vetëm shumë totale të pretendimeve, që, sipas tyre, është 1.4 miliard.

Por gazeta ka marrë vesh që fjala është për 1 miliard e 334 milionë euro. Shifra prej 1.4 miliardëve për herë të parë është përmendur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kur është arsyetuar për tërheqjen e Ligjit për ndërmarrjet publike nga votimi në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...

Ngjarje e rëndë në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur më 25 gusht të këtij viti rreth...

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...