Një senator amerikan u ka bërë thirrje u ka bërë thirrje njerëzve të Pentagonit të i tërheqin anëtarët e familjes nga Koreja e Jugut, sepse e ndjen që lufta më Korenë e Veriut është afër, transmeton GazetaMetro.net
“Po i afrohemi konfliktit të armatosur me Korenë e Veriut sepse Koreja e Veriut vazhdon të avancojë në drejt teknologjisë (së raketave balistike ndërkontinentale) ndërsa kulmi i kësaj janë armët nukleare, dhe Amerika vetëm mund reagojë me armë”, ka thënë Lindsey Graham, senator i Karolinës së Jugut.
“Nuk kemi më kohë. Gjenerali McMaster e tha këtë të dje. I bëj thirrje Pentagonit të mos dërgojë më pjesëtarë të familjeve në Korenë e Jugut. Shkuarja atje duhet të bëhet pa shoqërim. Është çmenduri që mijëra fëmijë të shkojnë atje. Mendoj se ata (familjarët e ushtarakëve) duhet tërhequr nga Koreja e Jugut.”, është shprehur Graham.
Koreja e Veriut testoi edhe një raketë ndërkontinentale e cila ra në detin e Japonisë gjatë kësaj jave. Testi rikthyer shqetësimet se bota së shpejti do të shoh një luftë ndërmjet SHBA’ve dhe shtetit diktatorial.


