Ripostoi videot antimyslimane, Trump ndez sërish polemika

PUBLIKUAR

Llogaria në “Twitter” e presidentit Donald Trump ka ripostuar tri video antimyslimane nga një grup britanik i së djathtës ekstreme.

Postimi i parë në “Twitter” ishte nga Jayda Fransen, zëvendëskryetarja e “Britain First”, ku duket se tregohet një emigrant mysliman që sulmon një burrë me paterica.

Kjo pasohet nga dy video të tjera të njerëzve, që Fransen pretendon se janë myslimanë, përcjell tch.

“Britain First” u themelua në vitin 2011 nga ish-pjesëtarë të Partisë Nacionaliste britanike, të ekstremit të djathtë.

Grupi ka tërhequr vëmendjen në mediet sociale me postime të shumëkritikuara për atë që ata e konsiderojnë islamizim të Britanisë së Madhe.

Ai ka paraqitur kandidatë në zgjedhjet e përgjithshme mbi platforma antiemigracion dhe antiabort, por nuk ka mundur deri më tani të sigurojë asnjë vend në Parlament. Vet Fransen ka më shumë se 52 mijë ndjekës në “Twitter”.

Ajo reagoi me entuziazëm ndaj shpërndarjes së postimeve të saj nga ana e Trump.

Ajo shkruante në llogarinë e saj në “Twitter” se “Donald Trump, personalisht ka ripostuar këto video dhe ai ka rreth 44 milionë ndjekës. Zoti e bekoftë Trumpin, Zoti e bekoftë Amerikën”, shtoi ajo.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...