Vetëvritet gjenerali kinez, ishte nën hetime për korrupsion

PUBLIKUAR

Media shtetërore kineze njoftoi se një zyrtar ushtarak nën hetim për korrupsion, ka kryer vetëvrasje.

Sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”, Zhang Yangi kishte varur veten të enjten në shtëpinë e tij.

Zhang ishte anëtar i Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë Komuniste dhe kishte drejtuar më parë Departamentin e Punëve Politike.

Sipas agjencisë së lajmeve “Sinhua” zyrtari ushtarak ishte nën hetime që prej muajit gusht, i dyshuar për marrje ryshfeti.

Ai dispononte një numër të madh pronash që nuk mund t’i justifikonte.

Zhang po hetohej gjithashtu për “shkelje të rënda” të ligjeve dhe rregulloreve.

Hetuesit po shqyrtonin lidhjet mes Zhang Yangi dhe dy ish zyrtarëve të lartë ushtarakë, të cilët kishin qenë më parë në qendër të fushatës kundër korrupsionit të presidentit Xi Jinping.

Guo Boxiong dhe Xu Caihou kishin shërbyer si ish nënkryetarë të Komisionit Qendror Ushtarak.

Vitin e kaluar Guo u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa Xu vdiq nga kanceri në vitin 2015 përpara se të dilte në gjyq./VOA/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...