‘Anija fantazmë’ me 8 trupa të pajetë zbulohet në brigjet e Japonisë

PUBLIKUAR

Një anije misterioze me trupat e pajetë të 8 personave është zbuluar pranë brigjeve të Japonisë.


Zyrtarët japonezë ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare për origjinën e nisjes së anijes, ndërsa po hetojnë për këtë, ata kanë thënë se dyshohet që barka prej druri të jetë nisur nga Koreja e Veriut.

Anija 23 metra e gjatë u zbulua në Oga, një qytet bregdetar në prefekturën Akita në verilindje të Japonisë.

Mediat Japoneze, të cilët shkruajnë se anija mund të jetë nisur rreth 500 kilometra nga bregdeti i Koresë së Veriut, thonë se disa prej viktimave i kishin mbetur vetëm kockat. Japonia, pas kësaj ngjarjeje, ka marrë masa dhe ka udhëzuar autoritetet detare që të shtojnë përpjekjet për të ruajtur bregdetin, pasi trupat me anijen dyshohet të kenë ardhur nga Koreja e Veriut. /gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...