Aeroporti në Bali mbetet i mbyllur si pasojë e vullkanit

PUBLIKUAR

Autoritetet në Indonezi kanë mbyllur aeroportin ndërkombëtar në Bali, për të dytën ditë me radhë, pasi thërrmija të vullkanit në malin Agung janë shkarkuar në atmosferë.

Shtëllunga masive të hirit kanë arritur deri në tre kilometra mbi majën e malit, ku vullkani ka nisur të shpërthejë qysh javën e kaluar.

Zyrtarët kanë rritur alarmin në nivelin më të lartë të mundshëm, nga frika e një shpërthimi të shpejtë masiv.

Rreth 100,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen, transmeton Rel. Hiri vullkanik mund t’i dëmtojë motorët e aeroplanëve, si dhe të pengojë shikueshmërinë e pilotit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...