Asnjëherë nuk bën ta hani ushqimin ku ka prekur miza

PUBLIKUAR

Nëse një mizë fluturon në piknikun tuaj të përgatitur mirë, me siguri se hapi i parë që e bëni është ta largoni atë dhe të vazhdoni me ushqimin.

Por, faktikisht asnjëherë nuk duhet të hani nga një pjatë në të cilën ka prekur miza, sepse insektet bartin shumë më shumë sëmundje nga ç’është menduar më parë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se krahët dhe këmbët e mizave janë të mbushura me qindra lloje të baktereve, e të cilat i kanë fituar kur kanë qëndruar në jashtëqitje apo kafshë të ngordhura.

Prandaj, ata të cilët vazhdojnë ta hanë ushqimin edhe pasi miza t’ua ketë prekur ushqimin, janë duke e rrezikuar veten me sëmundje shumë të ndyra.

Shkencëtarët që moti kanë dyshuar se mizat luajnë një rol kyç në bartjen dhe shpërndarjen e sëmundjeve sepse tërë kohën janë përreth nesh.

Vlen të ceket se studimi, i publikuar në revistën ‘Scientific Reports’, ka zbuluar se shumica e këtyre qindra llojeve të baktereve që i bartin mizat janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve!

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...