Simptomat e ftohjes nuk janë rezultat i ndikimit destruktiv të virusit, por mënyra në të cilën imuniteti juaj reagon në ta.
Në të vërtetë, simptomat e fortë të ftohjes janë rezultat i imunitetit të fortë, e jo i dobësimit, thekson ekspertja Jennifer Akerman në librin e saj “Ah-Choo”.
Infeksioni virusal, i cili di të na kaplojë edhe disa herë brenda vitit, është i përhapur në mbarë botën, mirëpo për ftohjen na rrethojnë disa mite, transmeton Telegrafi.
Imunitet më i dobët – ftohje më të fortë?
Simptomat e ftohjes nuk janë rezultat i ndikimit destruktiv të virusit, por mënyra në të cilën imuniteti juaj reagon në ta. Në të vërtetë, simptomat e fortë të ftohjes janë rezultat i imunitetit të fortë, e jo i dobësimit, thekson ekspertja Akerman.
Vitamina C e shëron ftohjen?
Më shumë se 30 hulumtime klinike me më shumë se 10 000 pjesëmarrës kanë treguar se konsumi ditor i vitaminave C nuk parandalon ftohjen. Ndikimi i tij është shkurtimi i kohëzgjatjes së simptomave.



