Gjykata e Hagës dënoi Ratko Mlladiqin me burgim të përjetshëm

PUBLIKUAR

Gjykata e Hagës dënoi Ratko Mlladiqin me burgim të përjetshëm.

Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës dënoi sot Ratko Mlladiqin, ish-komandantin e Ushtrisë Serbe të Bosnjës me burgim të përjetshëm, shkruan kallxo.com

Mlladiqi ishte i akuzuar për 11 raste të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Ish-komandanti tash 75 vjeç ngarkohej se se ka urdhëruar ushtrinë për të sulmuar civilët në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë dhe për ekzekutimin e 8000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, kishte vendosur se forcat serbe kishin kryer gjenocid në Bosnjë.

Karaxhiq u dënua me 40 vjet burgim.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...