Derisa brenda ndërtesës së Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë të Holandës po mbahet seanca ku do të shpallet vendimi përfundimar për rastin kundër Ratko Mladic, jashtë ndërtesës kanë ardhur dhjetëra persona – kryesisht familjarë të viktimave – të cilët shpresojnë që verdikti i gjykatës të jetë kundër Mladicit, shkruan BIRN, transmeton Gazeta Metro.
Reporterët e BIRN shkruajnë që jashtë ndërtesës ndodhi një incident këtë mëngjes, pasi një person që po mbante flamurin e Serbisë erdhi pranë familjarëve të viktimave dhe provokoi ata, duke nxitur reagimin e tyre.
Personi në fjalë citohet të ketë thënë që Mladici është hero. Pasi dy përfaqësues të viktimave boshnjake të luftës u konfrontuan me të duke i thënë që nuk duhet të provokojë, ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Seanca për vendimin ndaj Mladicit ka filluar.


