Sinani: Shqiprim Arifi po e ndryshon strukturën etnike në Preshevë

PUBLIKUAR

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, thotë se “Plani aksional për migrantë”, të cilin e ka nënshkruar Shqiprim Arifi, kryesues i Organit të Përkohshëm Komunal, parasheh ndërtimin e banesave dhe të shtëpive për refugjatët serbë nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova, të cilët janë shpërngulur në Serbi si rrjedhojë e luftërave në Ish-Jugosllavi. Sipas saj, ky plan ka për qëllim politik ndryshimin demografik të banorëve të Preshevës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, po e akuzon Shqiprim Arifin, kryesues i organit të përkohshëm komunal, se po bën veprime që kanë për qëllim politik ndryshimin demografik të kësaj komune, duke ndërtuar banesa dhe shtëpi për refugjatët serbë nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova.

Ajo gjatë një interviste për gazetën “Zëri”  ka mohuar se këto akuza për ish-partnerin qeverisës po i bën për shkak të prishjes së koalicionit dhe vendimit që Presheva të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 24 dhjetor të këtij viti, duke u arsyetuar se ky problem ishte njëri ndër shkaqet kryesore që ndikoi në prishjen e koalicionit me partinë e Shqiprim Arifit (APN-në).

“Pra, ne e kemi kundërshtuar që në fillim publikisht këtë dokument djallëzor, i cili ka për qëllim ndryshimin e strukturës etnike të Preshevës”, ka thënë mes tjerash Sinani…

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...