Konflikt në Kuvendin e Serbisë, deputeti godet kolegun me maus

PUBLIKUAR

Boshko Obradoviq, lideri i lëvizjes opozitare në Serbi “Dveri”, ka goditur me miun e kompjuterit, përfaqësuesin e SNS, Aleksandër Martinoviq.

Sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, incidenti erdhi pasi Martinoviq përfundoi një diskutim në Bordin Administrativ ku më parë ai po dëgjonte për dënimet e shqiptuara ndaj deputetëve.

Para kësaj, Martinoviq i hoqi fjalën Obradoviqit, në të cilën kreu i Dverit reagoi ashpër, sepse, siç tha ai, ai kishte edhe tre minuta për të folur.

I nervozuar me këtë, Obradoviq iu afrua Martinoviqit dhe e goditi atë dy herë me një mi kompjuteri.

Pas kësaj, deputetët e pranishëm në sallë reaguan për të mos lejuar edhe ndonjë konflikt fizik.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...