Fluturakja më e madhe në botë rrëzohet në Britani të Madhe (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Fluturakja më e madhe në botë “Airlander 10” është rrëzuar sot në Britaninë e Madhe.

Ky aeroplan hibrid është rrëzuar në një fushë në Betforshire, dhe cilësohet si fluturakja më e madhe në botë, transmeton Telegrafi.

Një anëtare e ekuipazhit është lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ndërsa kabina e pilotit të “Airlander 10”, që peshonte 20 tonë është shkatërruar plotësisht.

Kompania “Hybrid Air Vehicle” që prodhon “Airlder 10”, gjatë të premtes kishte kryer me sukses fluturimin. Ndërtimi i kësaj fluturake ka kushtuar hiq më pak se 100 milionë funte.

“Airlander10” fillimisht ishte ndërtuar për rcat armatosura në SHBA, por ky projekt ishte tërhequr për shkak të kostos së lartë dhe mungonte vullneti për ta financuar projektin.

Kjo fluturake është 92 metra e gjatë dhe mund të fluturojë në një lartësi prej 4.9 kilometra dhe të lëviz me shpejtësi prej 148 kilometra në orë. Fal heliumit “Airlander 10” mund të qëndroj në ajër për dy javë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...