Tesla zbulon Roadsterin e ri (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Kompania Tesla ka prezantuar veturën e saj më të re Roadster. Automobili i ri sportiv elektrik ka dy dyer me dizajn dinamik dhe pamje sportive, ngjashëm me automobilat klasikë sportivë.

Roadster i ri është në gjendje që nga 0 deri 96 km/h të arrijë për 1.9 sekonda, ndërsa nga 0 deri 160 km/h arrin për gjithsej 4.6 sekonda. Shpejtësia maksimale e veturës është mbi 400 kilometra në orë.

Roadster ka autonomi të vozitjes 1.000 km, ndërsa kapaciteti i baterisë është 200 kWh. Automobili ka 4 ulëse (2+2), madje hapësira në anën e pasme është shumë e vogël.

Çmimi i shitjes do të fillojë nga 200 mijë dollarë, ndërsa për të rezervuar veturën blerësit e ardhshëm duhet të paguajnë depozitë prej 50 mijë dollarësh.

Ata që dëshirojnë më shumë se sa versioni standard, Tesla do të ofrojë serinë e limituar me shenjën Roadster Founders prej 1.000 njësive, e cila do të shitet me çmim fillestar prej 250.000 dollarësh.  Data e fillimit të prodhimit dhe shitjes nuk janë bërë të ditura.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...