Mijëra trupa amerikane kanë arritur në Afganistan

PUBLIKUAR

Afro 3 mijë ushtarë shtesë amerikanë janë vendosur në Afganistan, sipas strategjisë së rishqyrtuar të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për këtë vend, që është përfshirë në luftë, tha mbrëmë Pentagoni.

Më parë, Pentagoni pat njoftuar se numri i forcave amerikane në Afganistan është afro 11 mijë, por  Trump në muajin gusht e autorizoi rritjen e kërkuar nga gjenerali, John Nicholson, komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Afganistan dhe shef i misionit të NATO-s në këtë vend, qëllimi i të cilit është trajnimi, këshillimi dhe ndihma për forcat qeveritare afgane.

“Ne posa e kemi kompletuar dërgimin e forcave në Afganistan”, u tha gazetarëve në Pentagon, drejtori i Shtatmadhorisë së bashkuar amerikane, Kenneth McKenzie.

Ai theksoi se i duhen afro 16 mijë ushtarë në gjithë Afganistanin, ndërsa NATO-ja ka shprehur përkushtim për të ndihmuar.

“Numri i ri për Afganistanin është afërsisht 14 mijë”, tha McKenzie.

Trupat shtesë janë të nevojshme për të ndihmuar dhe këshilluar forcat e sigurisë afgane, të cilat ballafaqohen me kryengritjen e ripërtërirë të militantëve talibanë. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...