Trump pas kthimit nga Azia kërkon “veprim urgjent” ndaj Koresë Veriore

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar “veprim urgjent” ndaj kërcënimeve të Koresë Veriore.

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti ka folur për udhëtimin e tij në Azi dhe ka theksuar se SHBA-të do të “arrijnë qëllimin e një sërë çeshtjeve”, transmeton portali arbresh.info

Trump theksoi se udhëtimi i ka lejuar atij “të bashkojë botën kundër kërcënimit bërthamor të paraqitur nga regjimi i Koresë Veriore”, kërcënim i cili sipas tij kërkon veprime urgjente.

Ai përsëriti se “të gjitha opsionet mbeten në tavolinë”, ndërsa paralajmëroi se “koha po mbaron”.

Ndër të tjera, Trump ka theksuar se “bota është duke e parë një Amerikë të fortë dhe të fuqishme”

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...