Ushtri gjigante në Paqësor: Në formacion lufte, përball Koresë së Veriut (Video)

PUBLIKUAR

Për herë të parë pas 30 viteve, tri aeroplanmbajtëse amerikane janë duke lundruar në formacionin luftarak në Paqësor.

Formacionin luftarak që e përbëjnë tri aeroplanmbajtëset “USS Ronald Reagan”, “Theodore Roosvelt” dhe “USS Nimitz”, së bashku me dhjetëra luftanije, janë duke marrë pjesë në ushtrimin e marinës amerikane që do të zgjasë katër ditë, transmeton Telegrafi.

Në këto ushtrime janë duke marrë pjesë edhe Ushtria japoneze me dy helikopterëmbajtës dhe dy anije luftarake.

“Tri aeroplanmbajtëse që aktualisht janë duke lundruar në detin japonez, janë duke transportuar mbi 200 aeroplanë luftarakë. Shumë vende nuk i posedojnë në total kaq shumë aeroplanë”, raporton BBC.

Duke marrë parasysh që ushtrimet janë duke u zhvilluar në afërsi të gadishullit korean, të njëjtën kohë presidenti amerikan është në turneun e tij në Azi.

Mund të konstatohet se këto ushtrime kanë për qëllim t’ia tregojnë muskujt Koresë së Veriut e cila vazhdimisht po kërcënon me sulme bërthamore Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...