Adoleshenti shqiptar që po shtang mjekët, temperatura trupore e tij sillet nga 39 deri në 40 gradë (Video)

PUBLIKUAR

Është 13 vjeç dhe prej 10 muajsh vuan nga një sëmundje misterioze që mjekët vetë po habiten. Ndonëse analizat e kryera disa herë ndaj tij nuk kanë nxjerrë gjë, mjekët ngelen të pafuqishëm për ta zbuluar se çfarë ka.

R. Karavidha nxënës në klasën VIII në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Libohovës për muaj me radhë së bashku me prindërit, po endet dyerve të spitaleve jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në kryeqytet, pasi prej muajsh ai vuan nga një temperaturë trupore të pazakontë nga 39-40 gradë.

Rajmonda, nëna e 13 vjeçarit thotë se shpresa e vetme ngelet mjekimi në spitalet jashtë vendit, por gjendja ekonomike e familjes Karavidha, nuk mund të përballojë dot kostot, pasi bashkëshorti i saj është i pa papunë dhe i vetmi burim të ardhurash në këtë familje, ngelet paga e saj mujore prej 22 mijë lekësh e cila është pothuajse e papërfillshme.

Sa i takon vogëlushit ai tashmë ndodhet i izoluar në banesë e cila përbëhet vetëm nga një dhomë në kushte mjerane, ndërsa prej kohësh ka humbur mundësinë e frekuentimit sistematik të procesit mësimor.

Prej çeljes së shkollës në mes të shtatorit të këtij viti, fëmija 13 vjeçar, ka shkuar vetëm tre ditë në shkollë, ndërsa pjesën tjetër e ka ngrysur me familjarët brenda katër mureve, transmeton reportv.

Ky është një rast tepër i rrallë ndaj edhe kontributi për këtë familje, nuk duhet të mungojë duke shpresuar që 13 vjeçari i cili ka pasion gazetarinë dhe sportin, të kalojë këtë situatë të vështirë dhe të rikthehet sërish përkrah miqve dhe shokëve të tij.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...