Nuk e vëzhgoi mirë rrugën, djaloshi për pak centimetra nuk u shtyp për vdekje nga kamioni i madh (Video)

PUBLIKUAR

Ky është momenti i tmerrshëm kur një fëmijë për pak centimetra nuk u godit për vdekje nga një kamion, pasi vrapoi nga prapa një autobusi, duke tentuar të tejkalonte rrugën.

Pamjet drithëruese, siç thuhet në përshkrimin e videos, përcjell Telegrafi, se tregojnë momentin kur djali po zbriste nga një autobus në Høyanger, Norvegji, me një grup prej katër të rinjve të tjerë.

Fëmijët fillimisht presin në anën e rrugës, por djali, i veshur me pantallona të shkurtra të bardha dhe një këmishë të errët, del në rrugë.

Ndërsa autobusi largohet, kamioni i madh afrohet, por i riu nuk e ka idenë se çfarë po vinte me shpejtësi drejt tij.

Dhe për fatin e mirë, shoferi i kamionit vëren fëmijën dhe ndalon, vetëm pak centimetra larg për ta goditur djalin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...