Ushtria e Izraelit sot e ka shkrepur një raketë të tipit Patriot, për ta rrëzuar një raketë të spiunimit të prodhimit rus, mbi Rrafshnaltën e Golanit, tha armata izraelite.
“Është e qartë se ishte e prodhimit rus dhe i takonte regjimit të Sirisë”, tha zëdhënësi ushtarak, Jonathan Conricus.
Raportohet se ushtria e Izraelit nuk ka dhënë ndonjë dëshmi të menjëhershme se raketa ishte e prodhimit rus ose se i takonte Sirisë.


