Amano i ka hedhur poshtë pretendimet për verifikimet e dobëta ndaj Iranit

PUBLIKUAR

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Yukiya Amano, i ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të zyrtarëve të tjerë të administratës së tij, se kjo agjenci ishte e “dobët” në verifikimin e marrëveshjes atomike me Iranin.

“Disa njerëz besojnë se aktivitetet tona të verifikimit ishin të dobëta, por kjo nuk është e vërtetë”, tha mbrëmë Amano, gjatë vizitës së tij në Uashington.

“Ne kemi qasje në të gjitha lokacionet që ne kemi nevojë t’i vizitojmë dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha ai, duke shtuar se inspektorët kanë pasur qasje të lehtë në 90% të rasteve, pasi kanë lajmëruar paraprakisht dy orë para vizitës.

Me marrëveshjen atomike të fuqive botërore me Iranin, parashihen lehtësime të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare ndaj Iranit.

Verifikimi i aktiviteteve atomike iraniane bëhet nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e Kombeve të Bashkuara, raporton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...