Donald Trump që kur është zgjedhur president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë herë ka qenë pjesë e shakave të ndryshme, të cilat i ka nxitur vetë ai me sjelljet e tij.
Gjestet e Trumpit, nuk janë kritikuar për të mirë nga shumë kritikë! Ai jo rrallëherë është quajtur egoist e injornat, megjithatë, kjo nuk e zbutë aspak sjelljen e tij, transmeton gazetametro.net

Së fundit një gjë të tillë, e ka bërë edhe në Japoni derisa ishte duke ushqyer peshqit me kryeministrin Japonez, Shinzo Abe. Ata nisën t’i ushqenin peshqit me delikatesë, por ky proces donte pak kohë. Siç duket Trump ka humbur durimin dhe e ka kthyer kutinë prej druri përmbys, duke e derdhur të gjithë ushqimin njëherësh, ku të gjithë peshqit u mblodhën në vendin ku Trump hodhi ushqimin dhe kjo situatë është kaluar me të qeshura.

Fotografitë janë bërë në pellgun e Pallatit Akasaka, në Japoni, ku palët janë duke zhvilluar një takim zyrtar


