Zbulo diçka brenda piramidës së Egjiptit që ka shokuar historianët

PUBLIKUAR

Misteri i piramidave të Egjiptit po vazhdon të tundojë mendjet e shumë shkencëtarëve.

Së fundi, hulumtuesit kanë dalluar një hapësirë të madhe të zbrazët brenda trupit të njërës prej piramidave të Gizës në Kajro të Egjiptit, që mund të ndikojë në zgjidhjen e misterit të piramidave, transmeton Gazeta Metro.

Hapësira 30 metërshe është në zemër të piramidës dhe bashkon varret e mbretit dhe mbretëreshës, dhe qartazi hapësira ose dhoma e pazbuluar deri më tash nuk është e qasshme dhe nuk dihet çfarë ka brenda saj.

Zbulimi i kësaj hapësire brenda piramidës është bërë përmes një teknologjie që depërton me imazhe brenda piramidës ngjashëm me rrezet X, por në mënyrë shumë më efikase.

Ky zbulim është cilësuar si më i madhi i bërë lidhur me piramidat që prej shekullit 19. Edhe pse nuk dihet me siguri se për çfarë është përdorur, dhoma mund të sqarojë mënyrën e ndërtimit të piramidës, gjë që edhe më tutje ka mbetur mister.

Dhoma e zbuluar është 30 metra e gjatë, 8 e lartë dhe ka vëllim prej 600 kubikësh, gjë që sugjeron se mund të jetë përdorur për lëvizjen brenda piramidës të blloqeve të mëdha të gurit.

Metoda e ndërtimit të piramidës vazhdon të jetë mister edhe pas 4500 vitesh, prej kur datojnë piramidat sipas të dhënave të gjetura nga egjiptianët e lashtë.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...