Papa Françesku: Ndonjëherë dremis gjatë kohës që lutem

PUBLIKUAR

Një rrëfim i sinqertë nga Papa Françesku: ai ndonjëherë dremit gjatë kohës që lutet. Ati i Shenjtë e pranoi këtë në një episod të programit televiziv Catholic TV2000 që gjithashtu publikohet në platformën Youtube.

“Kur lutem, ndonjëherë më zë gjumi. Shën Tereza e bënte gjithashtu”, u shpreh Papa 80-vjeçar, duke iu referuar shenjtores katolike të shekullit të 19.

Sipas Atit të Shenjtë, dremitja gjatë lutjes në fakt e gëzon Zotin dhe të krishterët ndihen si fëmijë në krahët e baballarëve të tyre nëse e bëjnë këtë gjë.

Papa argjentinas e udhëheq Kishën Katolike që prej vitit 2013 dhe ka një agjendë të ngarkuar me vizita të shumta ndërkombëtare dhe dalje publike.

Ati i Shenjtë është bërë i njohur për disa nga reformat e tij të moderuara dhe përdorimin e gjuhës së thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë në komunikimet e tij.

Sipas raportimeve, Papa zakonisht bie në shtrat rreth orës 21:00 dhe zgjohet rreth orës 04:00 çdo mëngjes, gjithnjë referuar kohës lokale. /oranews.al/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...