Zbulohet lidhja në mes të testosteronit dhe depresionit

PUBLIKUAR

Studimi më i ri i shkencëtarëve tregon se njerëzit e moshuar me nivel të ulur të testosteronit në gjak mund të dorëzohen më lehtë para depresionit. Hormoni gjinor mashkullor ndikon në lidhje kyçe kimike në tru.

Analiza e cila ka përfshirë rreth 4.000 meshkuj, më të vjetër se 70 vjeç, ka dëshmuar se ata me masën më të vogël të testosteronit në gjak, janë tri herë janë më të prirë ndaj depresionit sesa ata, me masën më të madhe.

Hulumtimin e ka kryer një grup shkencëtarësh nga University of Western Australia dhe ka përfunduar se gratë më të vjetra se 65-vjeç janë më të prira për depresion sesa meshkujt, por edhe se ky dallim në fazë të mëvonshme barazohet, transmeton Telegrafi.

Nga të gjithë të anketuarit, 203 prej tyre janë karakterizuar si depresiv dhe kanë pasur dukshëm më pak testosteron i cili nuk ka lidhje me proteinat.

Janë marrë parasysh edhe faktorët si arsimimi dhe yndyrat trupore sepse nuk ka pasur për qëllim të përcaktohet lidhja që shkakton pasojat e drejtpërdrejta në mes të testosteronit dhe depresionit, mirëpo rezultatet hapin mundësi të reja të shërimit.

Ndoshta tretmanët për rritjen e testosteroneve tek meshkujt e moshuar do të ishin mënyrë efektive për largimin apo zbutjen e gjendjeve depresive.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...