Lodhja – aktiviteti i pamjaftueshëm i tiroides

PUBLIKUAR

Nëse jeni dembele, e ngadalshme dhe nga pak depresive, problemi qëndron te ngadalësimi i punës së tiroides, sëmundje që quhet hipotiroidizëm.

Tiroidja është gjëndër e vogël e cila gjendet në qafë dhe e cila kontrollon metabolizmin, shpejtësinë e lëvizjes së gjakut në organizëm.

Mosdiagnostikimi i sëmundjes së tiroides është një nga problemet më të përhapura shëndetësore te gratë, ndërsa shpesh as nuk jemi të vetëdijshme.

Sipas të dhënave të fondacionit amerikan për sëmundjet e tiroides, në moshë prej 60 vjeç, përafërsisht 17 për qind e grave ballafaqohen me sëmundjen e tiroidës, ndërsa shumica as që e dinë këtë.

Shkaktari më i shpeshtë është sëmundja e sistemit imunologjik, e njohur si Tiroiditis i Hashimotit. Fjala është për sëmundjen tek e cila organizmi i shkatërron qelizat që e prodhojnë tiroksinën dhe hormonet e tjera të cilat i tajit tiroidja.

Pasojë e kësaj është metabolizmi i ngadalësuar, transmeton Telegrafi.

Nëse gjëndra e tiroides nuk prodhon hormone të mjaftueshme, atëherë vihet re një ngadalësim i lëvizjeve, depresion, lodhje, lëkurë e thatë, ngërçe muskulore dhe shëndoshje.

Ndërsa shenjat e hipertiroides janë dobësim, nervozizëm, djersitje, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhje, ankth, flokë dhe muskuj të dobësuar.

Testet e gjakut, T3 dhe T4 shfrytëzohen për zbulimin e gjendjes së hormonit të tiroides.

Nëse niveli i këtyre hormoneve në organizëm është i ulët, hormonet sintetike mund të përshpejtojnë funksionimin e tiroides, pas së cilës gratë do të duhej ndier veten shumë më mirë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...