Plaçkitësi i bankës sulmon pjesëtarin e sigurimit, e godet vazhdimisht me çekan në kokë (Video, +18)

PUBLIKUAR

Kamerat e sigurisë brenda një banke kanë filmuar momentin, kur një pjesëtarë i sigurimit të bankës me çdo kusht mundohet të ndalë plaçkitësin me para në thes që i kishte vjedhur nga bankomati, edhe pse e godet disa herë me çekan në kokë.

Pjesëtari i sigurimit këmbëzbathur orvatet me sulmuesin i cili pandërprerë e godet me çekan në kokë, transmeton Telegrafi.

Por, këmbëngulja e sigurimit i vështirëson punën plaçkitësit i cili mezi arrin të ikë nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Bankën Maharashtra në Goa në pjesën perëndimore të Indisë.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e pjesëtarit të sigurisë së bankës, e as shuma e parave të vjedhura nga bankomati.

Ndërkaq, pamjet e sulmit i ka publikuar policia e cila kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e plaçkitësit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...