Spanjë: Një gjykatë i ka dërguar ftesë liderit të Katalonjës

PUBLIKUAR

Një gjykatë në Spanjë e ka ftuar liderin e Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 13 anëtarë të qeverisë së tij të shkarkuar, për të dëshmuar.

Gjykata Kombëtare e Spanjës në Madrid ka njoftuar dje se 14 vetë janë ftuar të dëshmojnë, derisa gjykata e fillon procesin e akuzave kundër tyre lidhur me rebelim, nxitje për revoltë dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Puigdemont dje udhëtoi për në Bruksel, pasi javën e kaluar, parlamenti lokal rajonal e shpalli pavarësinë.

Duke folur në Bruksel, dje më herët gjatë ditës, ai nuk e ka qartësuar se sa gjatë do të qëndroj atje, por tha se do të kthehet atëherë kur t’i jepen “garantime” nga qeveria spanjolle.

Ai, po ashtu, theksoi se do t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në muajin dhjetor, që janë caktuar nga qeveria qendrore e Spanjës, pasi ajo përkohësisht e ka pezulluar autonominë e rajonit dhe i ka shkarkuar zyrtarët lokalë.

Kriza politike në Spanjë është shkaktuar nga referendumi për pavarësi, që u mbajt në Katalonjë më 1 tetor, përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës se ky referendum ishte ilegal.

Autoritetet e Katalonjës thanë se 90% e 43% të votuesve, që morën pjesë në referendum, ishin në favor të pavarësisë, transmeton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...