Trump urdhëron “verifikim ekstrem” të migrantëve pas sulmit në Nju Jork

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar “verifikim ekstrem” të emigrantëve, pasi policia e ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, si të dyshuar për atë që ajo e vlerëson si “sulm terrorist”, nga i cili dje u vranë tetë vetë në Qytetin Nju Jork.

Ky ishte sulmi i parë i tillë në Nju Jork prej 11 shtatorit të vitit 2001 dhe hera e parë që në Shtetet e Bashkuara është ndërmarrë një sulm i tillë me makinë, i ngjashëm me ato që kanë ndodhur në Evropë.

“Posa e kam urdhëruar Departamentin e sigurisë për ta shtuar Programin e Verifikimit Ekstrem”. Duke qenë korrekt politikisht është mirë, por jo për këtë”, ka shkruar presidenti Trump në rrjetin Twitter, pasi më parë tha se sulmi ishte kryer nga një “person shumë i sëmurë dhe i çmendur”.

Policia e Nju Jorkut tha se i dyshuari, të cilin policia e kishte qëlluar dhe arrestuar në vendin e ngjarjes, e kishte shfrytëzuar një kamion të vogël të huazuar për t’i goditur këmbësorët dhe çiklistët në një rrugicë afër vendit ku dikur qëndronte Qendra Botërore e Tregtisë. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...