Deshi të kërcej në liqen nga kulmi i shtëpisë, përfundon i përplasur në rrethojat e hekurta (Video, +18)

PUBLIKUAR

Një adoleshent është lënduar keq derisa po tentonte të kërcente nga kulmi i shtëpisë në liqen.

15-vjeçari ishte ngjitur në kulmin e shtëpisë së tij në Melbourne, dhe nga aty tentoi të kërcej në liqen, por duket se nuk i kishte bërë mirë matjet pasi përfundoi duke u përplasur në rrethojën e hekurt, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur ky i ri kërcen nga kulmi dhe përplaset në rrethojë, pasi nuk kishte kërcyer mjaftueshëm sa për të rënë në ujë.

Si pasojë e rrëzimi ka pësuar lëndime serioze, ndërsa miqtë që ishin mbledhur në shtëpinë e tij për të ndjekur nga afër këtë moment mbetën të shokuar me atë se çfarë i ndodhi atij.

Nëna e tij ka deklaruar i biri kishte bërë një “veprim të pamatur apo më mirë budallallëk” që i kushtoi shtrenjtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...