Në Gjermani arrestohet një sirian që ‘planifikonte sulm terrorist’

PUBLIKUAR

Policia gjermane arrestoi një sirian 19-vjeçar, nën dyshimet se po përgatiste një sulm me bombë, thanë prokurorët.

I dyshuari, i identifikuar si Yamen A., u arrestua të martën në qytetin Shverin.

Policia bastisi shtëpinë e tij dhe disa apartamente të tjera në rajon.

Yamen A. dyshohet se “ka planifikuar dhe ka përgatitur konkretisht një sulm në Gjermani, të motivuar nga islamikët, duke përdorur eksplozivë të fuqishëm”, thuhet në deklaratën e Zyrës së prokurorit federal.

Qëllim i tij ka qenë “të vrasë dhe të plagosë sa më shumë njerëz”, thuhet në dekaratë.

Po sipas saj, nuk ka indikacione se ai ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste

Autoritetet nuk thanë se kur ka arritur i dyshuari në Gjermani.

Policia gjermane është në gatishmëri të lartë ndaj kërcënimit të sulmeve islamike.

Vitin e kaluar, një sulm me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ka lënë të vrarë 12 njerëz. Përgjegjësinë për të e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. /REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...