John Edmonds (58) nga Arizona, siç pretendon, tashmë me vite lufton me jashtëtokësorë. Tani e shet pronën e vet, ndërsa profili i tij në Facebook është plotë me prova të pretenduara për “të gjelbrit”…
Ai e shet pronën e vet e cila shtrihet në 36.000 metra katror për një çmim marramendëse prej 5 milionë dollarëve. Arsyeja? Nuk mund t’i durojë më “aktivitetet jashtëtokësore” në pronën e vet.
Edmonds pretendon se bashkë me bashkëshorten e vet Joyce tashmë i kanë përjetuar disa kriza nervore pas një sërë ngjarjesh misterioze, kur i ka “vrarë 19 jashtëtokësorë me shpatë samuraji”.
Mirëpo, këtu nuk përfundon tregimi. Ai seriozisht tregon se jashtëtokësorët disa herë e kanë kidnapuar dhe më pas e kanë kthyer në Tokë, shkruan Global News, transmeton gazetametro.net.
“Gruan time e kanë kidnapuar prej shtratit dhe duke qenë pezull në ajër, ajo përfundoi në një parking të afërt, ku ata tentuan ta fusin në fluturake, pretendon Edmonds, i cili e kishte blerë këtë tokë në vitin 1995, me qëllim të jetojë një jetë të qetë.
Pastaj, ai është i bindur se është e pamundur t’ia heqësh kokën jashtëtokësorit me vetëm një lëvizje.
“Shpata ime është jashtëzakonisht e mprehtë, por më është dashur që dy apo tri herë të vringëllojë me te në mënyrë që t’i vras, ka thënë Edmonds 58 vjeçar. Në profilin e vet në Facebook rregullisht i lajmëron miqtë e vet mbi eksperiencat në pronën e tij.
Për shembull, në mars ka publikuar një fotografi të shpatës së përgjakur duke përshkruar në detaje metodën e vrasjes së “të gjelbërve të vegjël”. Gjithashtu, publikon edhe fotografitë e lëndimeve të veta të pretenduara të cilat “ i ka marrë pas dyluftimit me armiqtë e vet”


