Tentuan t’i punësojnë në të zezën, u ndodhi e papritura dy shefave kosovarë dhe dy punëtorëve të tyre

PUBLIKUAR

Policia e Kantonit të Cyrihut ka arrestuar të premten e javës që shkoi dy persona me dyshimin se ata kanë qenë duke punuar në të zezë, shkruan polizeinews.ch.

Njëri prej tyre ishte shtetas kosovar, 19 vjeç ndërsa tjetri eritrean, 26 vjeç.

Arrestimi është kryer në kuadrin e masave të kontrollimit që policia ka ndërmarrë në katër kantiere ndërtimi në qarkun Uster të këtij kantoni, tranmseton albinfo.ch.

Gjatë procesit të kontrollit kanë asistuar edhe punonjësit e Zyrës Kantonale për Ekonomi dhe punë. Ata ishin në aksion për të shikuar kushtet në të cilat punonin rreth 150 punëtorë të ndërtimtarisë.

Krahas arrestimit të punëtorëve, policia me këtë rast ka bërë kallëzim penal edhe ndaj dy punëdhënësve të tyre, të dy shtetas të Kosovës, 31 respektivisht 43 vjeçarë.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...