Rënien e flokëve keni mundur ta vëreni pas krehjes dhe larjes së tyre.
Sido që të jetë, nuk ka arsye për t’u brengosur, sepse flokët vërtet bien më shumë në këtë stinë të vitit.
Kjo rënie sezonale e flokëve do të zgjasë përafërsisht 6 – 8 javë, mirëpo nëse vazhdon edhe pas kësaj periudhe, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun, sepse ndoshta nuk është shkaktari kryesor vjeshta.
Shkaktari ndoshta mund të jetë më serioz, p.sh. debalanca hormonale, sëmundjet e gjëndrave tiroide, mungesa e vitaminave të caktuara, teprica e vitaminës A, por edhe stresi i pashmangshëm.
Mu për këtë, flokët do të duhej javëve të ardhshme më shumë të kurohen, ndërkaq maska të shumta ushqyese mund të bëni vetë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, përveç tretmanëve të ndryshëm, është shumë me rëndësi që flokët t’i forconi me ushqim të drejtë.
Ndër artikujt ushqimorë të vjeshtës të cilat do t’i ushqejnë flokët tuaj, por edhe lëkurën, veç të tjerëve, janë edhe mollët, kumbullat, kungujt, patatet, dardhat, shegat, portokajtë, limonët dhe mandarinat.
Me këta artikuj rekomandohet edhe ushqimi i pasur me hekur dhe me vitaminën B.
Për të forcuar flokët tuaj mund të bëni edhe vetë maskën ushqyese për të cilën disa femra konstatojnë që është magjibërëse.



